Presidenti Ilir Meta, ktheu në Kuvend të premten ligjin për ‘Prokurorim Publik’.
Ky ligj përcakton mënyrat se si jepen tenderat publik. Kuvendi miratoi një muaj më parë disa amendime në ligj të cilat synojnë ta përafrojnë me standartet Bashkimit Europian dhe të krijojnë lehtësira për pjesmarrjen të garat e tenderëve.
Por sipas Metës, ligji nuk është hartuar saktë dhe i mungojnë disa përkufizime, kryesisht ato që kanë të bëjnë me transparencën e procesit të dhënies së tenderit dhe mjeteve të ankimit.
Meta thotë se rregullimet nxisin deformimin e konkurencës së lirë. Kjo sipas tij do të sjellë abuzime pasi do të përfitojnë persona të caktuar.
Cënimi i konkurencës do të ulë edhe cilësinë e shërbimeve të përfituesit të tenderit, argumenton Meta dhe shton se kjo do të sjellë keqpërdorim të fondeve publike.