Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 100 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në lidhjen e Kombeve.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ky akt garantoi sovranitetin e vendit dhe kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve.
“Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913.”
Meta shprehu mirënjohje për presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, Woodrow Wilson për kontributin e tij në krijimin e Lidhjes së Kombeve.