Presidenti Meta: Marrëveshja e detit në pëputhje me konventat dhe vendimin e Kushtetueses

Nga Exit News
Presidenti Meta: Marrëveshja e detit në pëputhje me konventat dhe vendimin e Kushtetueses

Presidenti Ilir Meta deklaroi se marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të bëhet në përputhje me konventën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë takimit me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias ai u shpreh:

“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”

Më herët, kryeministri Rama deklaroi se çështja e detit do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>