Presidenti Ilir Meta njoftoi se do të hapë një portal për ankesat e qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje qytetarëve të rinovojnë kartat e identitetit.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!
Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet” shkruan Meta.
Një ditë më parë, Meta i bëri thirrje qytetarëve të votojnë me 25 prill për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.