Presidenti Meta deklaroi se do të kthejë në Kuvend Kodin Zgjedhor, pasi kishte një reagim nga Grupi i Partive Popullore.
Gjatë një interviste në emisionin Opinion, Meta pohoi:
“Nuk do doja ta ktheja se më duket burokratike…pse ta kthej unë kot kur ata do ta miratojnë prapë? Por tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Pasi menjëherë pasi votuan këtë çmenduri pati reagim nga PPE. Ajo tha që i bëjmë thirrje Shqipërisë se ky është një akt që pengon integrimin, i bëjmë thirrje presidentit të kthejë ligjin, i bëjmë thirrje kryeministrit të reflektojë. Në këto kushte unë jam i detyruar ta kthej.”
Në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama se ai ka takuar persona subjekt të OFL-së, Presidenti pohoi se i vetmi person me rekorde kriminale që ka takuar është vetë kryeministri Rama.
Ai shtoi se Rama ka futur në parlament trafikantë droge dhe persona të dënuar.