Presidenti Meta pas tërmetit në Turqi: Solidaritet me popullin turk

Nga Exit News
Presidenti Meta pas tërmetit në Turqi: Solidaritet me popullin turk

Presidenti Ilir Meta reagoi pas tërmetit 7 ballë në Turqi duke shprehur solidaritetin me popullin turk.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se tërmeti i fuqishëm u ndje në 4 shtete përfshirë dhe Shqipërinë.

“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.
Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.”

Meta shkruan se Shqipëria do t’i gjendet pranë shtetit turk në përballimin e kësaj situate.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>