Presidenti Meta qytetarëve: Koha të dëgjohet zëri juaj

Nga Exit News
Presidenti Meta qytetarëve: Koha të dëgjohet zëri juaj

Presidenti Ilir Meta i kujtoi sot qytetarëve të marrin pjesë në manifestimin në mbrojtje të Kushtetutës, që do të zhvillohet sot në orën 17:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, ai kujtoi fjalët e poetit Fan Noli për heroin kombëtar Skënderbeu dhe besëlidhjen e Lezëhs së 2 marsit 1444, dhe tha se ka ardhur momenti që populli të dëgjohet:

“Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!

Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>