Presidenti Meta: Reforma Zgjedhore të miratohet brenda 8 qershorit, opozita e tërhequr nga qeveria tranzitore

Nga Exit News
Presidenti Meta: Reforma Zgjedhore të miratohet brenda 8 qershorit, opozita e tërhequr nga qeveria tranzitore

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet të mbyllet para datës 8 qershor në mënyrë që të BE të japë një raport pozitiv për Shqipërinë.

Në një komunikim të përjavshëm me gazetarët, Meta u shpreh se është bërë progres në lidhje me reformën she shpreson që të arrihet konsesusi sa më shpejt.

“Data 8 qershor është shumë e rëndësishme e uroj që të arrihet sa më shpejt konsensusi, që BE të shënojë një raport pozitiv për ne. Duket se ka progres nga të gjitha raportimet që janë bërë. Uroj konsensus sa më të shpejtë sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që vota e lirë të jetë e lirë dhe e barabartë. Është një detyrim edhe ndaj integrimit europian.”

Në lidhje me kërkesat e opozitës, Presidenti pohoi se në dijeninë e tij opozita është tërhequr nga qeveria tranzitore.

“Opozita sa di unë nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore. Shpresoj që të reflektohet sa më shpejt në këtë drejtim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>