![acfcdc bc fe ca x Presidenti Meta takon ministrin e jashtëm italian, Maio](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/acfcdc52-b93c-4f5e-8046-66457ca28752-675x450-1.jpg)
Presidenti Ilir Meta takoi ministrin e jashtëm italian, Luigi di Maio.
Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti Meta, i cili e falenderoi Maion për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe gjatë pandemisë.
Meta shtoi se:
“Ne vlerësojmë rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës europiane të Shqipërisë dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për të përmirësuar integrimin e vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi në Bashkimin Europian”