Presidenti Meta thirrje drejtësisë të zbardhi përdhunimin e 15 vjeçares

Nga Exit News
Presidenti Meta thirrje drejtësisë të zbardhi përdhunimin e 15 vjeçares

Presidenti Meta deklaroi se nëse dhuna nuk dënohet dhe tolerohet, kthehet në sistem.

Në një postim në Facebook, Meta pohoi se një shoqëri demokratike nuk mund të zhvillohet pa fuqizimin e grave dhe vajzave.

“Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem! Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ai i bëri thirrje sistemit të drejtësisë, të zbardhi sa më shpejt ngjarjen e përdhunimit të 15 vjeçares.

Reagimi i Presidentit Meta erdhi pas marshimit të djeshëm të qindra qytetarëve në Sheshin Nënë Tereza, të cilët protestuan kundër abuzimit seksual më të miturit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>