Presidenti Ilir Meta i kërkoi kryeministrit Rama të respektojë marreveshjen e 5 qershorit.
Në një postim në Facebook, Meta kritikoi opozitës me argumentin se i ka lënë të gjitha pushtetet në dorë Ramës.
“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.
Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.
Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve.”