![o Presidenti Meta uron besimtarët ortodoksë për Ditën e Ujit të Bekuar](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/136062227_3661128703933376_8531245139876359354_o.jpg)
Presidenti Ilir Meta ka uruar të githë besimtarët ortodoksë për Ditën e Ujit të Bekuar.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se i bashkohet lutjeve për personat e infektuar me Covid-19.
“Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.
Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19.”
Ai uron që kjo ditë të bekojë përpjekjet ndaj sfidave që do sjellë ky vit.