Presidenti Meta viziton karantinën në Durrës

Nga Exit News
Presidenti Meta viziton karantinën në Durrës

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot godinën e Kavalishëncës në Durrës, e cila është kthyer në karantinë për personat e dyshuar me koronavirus.

Qendra ka 120 shtretër, ndërsa aktualisht shumë pak qytetarë janë strehuar aty, kryesisht familjarë të pacientëve që deri tani kanë rezultuar negativë në teste.

Presidenti ndau me qytetarët foto nga ambientet e brendshme të dhomave.

Deri tani në Shqipëri numri i personve të prekur me koronavirus është 76. 37 prej tyre janë në spitalin Infektiv, ndërsa pjesa tjetër e izoluar në shtëpitë e tyre.

Në karantinën në Durrës do të vendosen ato persona të cilët kanë pasur kontakte me pacientët dhe dyshohen se mund të jenë prekur, por ende nuk kanë rezultuar pozitivë në teste apo nuk kanë shfaqur simptoma.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>