Presidenti Meta viziton monumentin e 38 dëshmorëve në Vlorë

Nga Exit News
Presidenti Meta viziton monumentin e 38 dëshmorëve në Vlorë

Presidenti Meta vizitoi Drashovicën ku përkujtoi sot 38 dëshmorët, të cilët kanë kontribuar në luftën  e Vlorës.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

Nga Monumenti i Lirisë, në zemër të Drashovicës kryelartë, nderova sot 38 patriotët më të shquar të kësaj toke që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira duke paguar me jetën e tyre çmimin e dhimbshëm për mbrojtjen e Pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë, në Luftën e lavdishme të Vlorës, një shekull më parë.”

Meta tha se “nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit.”

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ndërtojnë atdheun duke rikthyer shpresën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>