Presidenti Meta deklaroi sot se nuk do të dekretojë ndryshimet e miratuara nga shumica socialiste në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ndryshime që e bëjnë totalisht të panevojshëm betimin para Presidentit, përpara fillimit të punës së anëtarëve.
Në një konferencë për shtyp, presidenti Meta tha se me miratimin e këtyre ndryshimeve që shkelin kushtetutën, qeveria Rama ka tentuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Miratimi i këtij ligji, të cilin Meta e quajti “të nxitur nga paniku”, u bë një ditë para se Komisioni i Venicias të vizitonte Shqipërinë për të mbledhur fakte për emërimin e antëratëve të GJK-së, duke injoruar kështu dhe opionion e tyre:
“Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë.
Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë e pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias.
Ky është atentat i mazhorancës ndaj kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës.
Ky ligj që duan të bëjnë kundërshtim me kushtetutën ka qëllim që të çojnë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese. Këta duan që t’i fusin nga oxhaku, që ta nxijnë me keq edhe Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi.
Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushtetutës.
Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P (polici, parti propagandë).
Presidenti do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit.”
Po ashtu, presidenti Meta tha se do të dërgojë në prokurori fakte të reja që sipas tij tregojnë veprimtarinë kriminale dhe shkeljet e kushtetutës së Ardian Dvoranit, kreut të KED-së, në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e anëtarëve të GJk-K-së:
“Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvoranit. Dvoranit duhet t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale përmes shpërdorimit të funksionit publik, me qëllimin e pastër të nxitur nga presion politik për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Sot jam këtu për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, ku Ruçi i drejtohet kryetarit të KED-së për t’i kërkuar informacion për procesin e emërimeve të anëtarëve të Kushtetuesës, brenda ditës i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur indo mbi vullnetin e shprehur të presidencës.
Pa zhvilluar asnjë mbledhje, pa pasur kompetenca ligjore konstaton si të jetë vetë organi i presidencës, zgjedhjen e një anëtari të gjykatës Kushtetueses. Ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar që në bashkëpunim më kuvendin, ti rrëmbenin presidentin emërimin në Gjykatës Kushtetuese. Dvorani t’i përgjigjet SPAK pse nuk thirri KED për të shqyrtuar shkresën e presidencë, a i ka kompetencat për ta bërë një gjë të tillë. Me kë bashkëpunoi apo e urdhëroi.”
Presidenti Meta u shpreh i vendosur se do të vazhdojë të qendrojë në detyrë pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për ta shkarkuar atë:
“Është përgjegjësia ime t’i qëndroj atij betimi me dorën mbi kushtetutë dhe zemrën mbi kushtetutë, deri në datën 24 korrik 2022.
Se ç’bën kuvendi e shohin gjithë shqiptarët, po të bënte gjëra më të mira nuk do largoheshin 8 shqiptarë çdo nga Shqipëria, kur nga Serbia largohet 1 serb.
Ndaj jemi në këtë situatë. Kemi cdo ditë grusht shteti ndaj të drejtave kushtetuese. Nuk ekziston asnjë mundësi që presidenti të tërhiqet nga detyra e tij për të mbrojtur shtetin e së drejtës.”