Presidenti slloven: Nuk ka nevojë për ndryshim kufijsh në Ballkan

Nga Exit News
Presidenti slloven: Nuk ka nevojë për ndryshim kufijsh në Ballkan

Presidenti slloven Borut Pahor deklaroi se nuk do të ketë ndryshime kufijsh në rajon. Gjatë konferencës për shtyp, ai u shpreh se anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë stabilitet dhe paqe.

“Zgjerimi i BE në Ballkan i shërben paqes dhe stabilitetit. Në anëtarësinë e BE, kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishëm dhe nuk ka nevojë për ndryshimin e tyre. Nga përvoja dimë që ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk bëhet pa flijime”

Bahor tha se takimi në Brdo Brijunit me 17 maj do të jetë më i rëndësishmi pasi procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit ka ngecur.

Ai shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>