
Në përgjigje të sulmit të fundit terrorist në Nju York, ku një emigrant nga Uzbekistani përplasi për vdekje, me kamion, disa qytetarë, Presidenti Trump, si dhe disa senator, kanë propozuar mbylljen e programit të lotarisë amerikanë. Ky program i jep të drejtën çdo vit 50 mijë personave nga e gjithë bota të pajisen me dokumentet e qendrimit në Amerikë.
Lotaria amerikane është një prej mjeteve më të përdorura për shqiptarët që duan të largohen nga vendi. Siç raportoi Balkan Insight disa ditë më parë, të dhënat e viteve të fundit tregojnë se gati çdo vit 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar, që është kati sa 10 për qind e popoullsisë shqiptare mbi 18 vjeç, siç e kërkon dhe aplikimi.
Kontrasti me shifrat e popullsisë që aplikon në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është domethënës:

Emigrimi i paligjshëm është ende një problem serioz në Shqipëri, me të cilin qeveria Rama duhet të luftojë. Sipas Amnesty International, 20,000 shqiptarë kërkuan azil në BE, vitin e kaluar, edhe pse Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt origjine dhe kërkesat për azil nuk pranohen. Me mbylljen e lotarisë amerikane, shqiptarët do të kenë një mënyrë më pak për të lënë ligjërisht vendin.