Presidenti Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit

Nga Exit News
Presidenti Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pasi rritja e numrit të qytetarëve që do të votojnë me postë mund të çojë në vjedhje dhe manipulim të rezultateve.

Ai sygjeroi që zgjedhjet të shtyhen deri sa qytetarët ‘të mund të votojnë siç duhet, të sigurtë’.

Shtetet amerikane duan ta bëjnë votimin me postë më të lehtë në mënyrë që më shumë njerëz ta përdorin atë, duke shmangur kështu grumbullimet e njerëzve në qëndrat e votimit në mes të një pandemie.

Në fillim të korrikut, gjashtë shtete amerikane po planifikonin të zhvillonin zgjedhjet me postë zgjedhjet: Kalifornia, Utah, Haëaii, Kolorado, Oregon dhe Washingtoni.

Në një postim në Twitter, presidenti Trump u shpreh se ‘votimi me postë’ do të bënte votimin e nëntorit ‘më të pasaktin dhe mashtruesin në histori’ dhe do të ishte një ‘turp i madh për SHBA-të’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>