Princi Harry dhe Meghan Markle bëhen prindër për herë të dytë

Princi Harry dhe Meghan Markle bëhen prindër për herë të dytë

Prince Harry dhe Meghan Markle, duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan të dielën lindjen e një vajze që ata e kanë quajtur Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Ëindsor.

Vajzës, e cila sipas njoftimit për shtyp të çiftit lindi në spital në Kaliforni të premten, i është vendosur pseudonimi familjar i Mbretëreshës Elisabeta II.

Ndërkohë, emri i mesit qartësisht u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të ndjerë, Princeshën e Uellsit.

Foshnja është stërmbesa e 11-të e Mbretëreshës dhe e teta në radhë për fronin.

Të dyja, nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë, lexon deklarata, dhe ishin kthyer në shtëpipas lindjesnë spitalin Santa Barbara Cottage.

“Duka dhe Dukesha ju falënderojnë për dëshirat dhe lutjet tuaja të ngrohta ndërsa gëzojnë këtë kohë të veçantë si familje”, shtoi sekretari i shtypit.

Cifti, që nuk janë më anëtarë të angazhuar me punë të familjes mbretërore, ka një tjetër fëmijë, djalin Archie, lindur në vitin 2019.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>