Princi Harry dhe Meghan Markle, dukeshë e Sussex njoftuan se do të heqin dorë nga titulli si trashëgimtarë të fronit mbretëtor në Mbretërinë e Bashkuar. Lajm u bë i ditur nga një deklaratë postuar në faqen zyrtare të tyre.
“Pas shumë muaj reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit. Ne synojmë të tërhiqemi si trashëgimtarë të Familjes Mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhërinë e saj, Mbretëreshën.”
Ata deklaruan gjithashtu se:
- Duan të jenë ‘të pavarur financiarisht’ dhe të fitojnë të ardhurat vetë, për të cilat pohojnë se aktualisht nuk e bëjnë dot për shkak të titullit që mbajnë.
- Do të heqin dorë nga e drejta e tyre për të marrë para nga Fondi Mbretëror, por ata përfitojnë para nga Princi Charles.
- Do të mbajnë mbrotjen nga kontrata e sigurimi – e financuar nga taksapaguesit anglez- dhe do të kryejnë një numër shumë të vogël të detyrave mbretërore në Britani apo në Komonuelth.
- Do të mbajnë shtëpinë e tyre në Frogmore Cottage në Windsor në Mbretërinë e Bashkuar.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga familja mbretërore për këtë vendim të Princit dhe Dukeshës së Sussex. Ata u martuan në vitin 2016, nga e cila kanë një pasardhës, djalin Archie.