Princi Harry dhe Meghan Markle, jashtë familjes mbretërore

Nga Exit News
Princi Harry dhe Meghan Markle, jashtë familjes mbretërore

Princi Harry dhe Dukesha e Sussex Meghan Markle nuk do të jenë më pjesë e familjes mbretërore. Ky fakt u bë i ditur nga një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

“Duka dhe Dukesha e Sussex janë mirënjohës ndaj Madhështisë së saj dhe familjes Mbretërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndërsa ata fillojnë në kapitullin tjetër të jetës së tyre.”

Me miratimin e vendimit të tyre për heqjen dorë nga froni mbretëror, Harry dhe Markle nuk do të përfitojnë më nga fondet publike, nuk do të përfaqësojnë më Mbretëreshën dhe nuk do të kenë më titujt mbretërore dhe ushtarakë.

Princi Harry dhe Dukesha Markle deklaruan se do të shlyejnë shpërnzimet e bërë nga familja mbretërore për rinovimin e shtëpisë së tyre Frogmore Cottage.

Princi dhe Dukesha njoftuan gjatë kësaj jave se do të hiqnin dorë nga froni mbretëror dhe vendimi i tyre u miratua nga Mbretëresha Elizabeth II.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>