Prindërit kërkojnë vaksinimin e fëmijëve nën 18 vjeç në Kosovë

Nga Exit News
Prindërit kërkojnë vaksinimin e fëmijëve nën 18 vjeç në Kosovë

Këshilli i Prindërve në Kosovë ka kërkuar vaksinimin e fëmijëve nnë moshën 18 vjeç, për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla nga shtatori, njoftoi REL.

Kërkesa vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve, në tre ditët e fundit (10,11 dhe 12 gusht), në Kosovë janë infektuar mbi 300 persona të moshës nga 10 deri 19 vjeç.

Autoritet shëndetësore të enjten kanë regjistruar 1,009 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 personave.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova ka mbi 300,000 mijë nxënës që vijojnë shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Një problem tjetër me të cilin po ballafaqohet Kosova, është edhe refuzimi i një përqindjeje të madhe të mësuesve për t’u vaksinuar.

Deri më tash, Kosova nuk e ka bërë të detyruar vaksinimin e personelit arsimor. Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masa të reja për luftim të pandemisë.

Në mesin e masave, është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje tjera familjare me mbi 100 persona, nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>