Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka akuzuar qeverinë se po prish fasadën e godinës së maternitetit “Nëna Geraldinë”, monument kulture i katëgorisë së dytë. Arkitekja Dorina Musai ka publikuar video e shembjes së ndërtesës në Facebook.
Godina e maternitetit, tregon Musai u ndërtua në vitin 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra”, me emrin “Shtëpisë së Nanës dhe Fëmis” (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia)”
Qeveria miratoi në 12 qershor 2020, vendimi për rindërtimin e godinës së maternitetit me fondet buxhetit të shtetit dhe të projektit të Bankës Botërore “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”.
Më 2 mars 2020, Rama njoftoi rindërtimin e plotë të godinës pas dëmtimeve të tërmetit.