Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike deri më 3 janar.
Në dokumentin e publikuar nga kryekomunari, Shpend Ahmeti, thuhet se thyerja e urdhërit do të dënohet me gjobë 100 euro.
Mjetet piroteknike, që përfshijnë pëfshijnë kapsolla dhe fishekzjarrë, ndalohen të përdoren në vende të hapura publike, në sheshe, rrugë e tregje.
Masa e marrë nga Komuna e Prishtinës synon të dekurajojë grumbullimet në ditët e festave të publikut por edhe të parandalojë incidente që shkaktohen nga përdorimi i tyre.