Prishtinë, policia arreston deputeten dhe aktivistët e Vetëvendosjes

Prishtinë, policia arreston deputeten dhe aktivistët e Vetëvendosjes

Policia kosovare arrestoi sot dhjetë aktivistë të lëvizjës Vetëvendosja, mes tyre dhe deputeten Saranda Bogujevci, pasi goditën me ngjyrues policinë.

Gjatë një proteste përpara komisariatit të Prishtinës, kundër neglizhencës së policisë ndaj rasteve të dhunës në familje e veçanërisht ndaj gruas, aktivistët e Vetëvendosjes hodhën bojë të kuqe drejt policëve.

Deputetja Bogujevci është lënë e lirë pas një ore në komisariat, ndërsa policia njofton se dhjetëra policë janë lënduar gjatë protestës.

Protesta e Vetëvendosjes mori shkas nga një ngjarje e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Gjakovë, ku ish-bashkëshorti vrau gruan dhe vajzën e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>