
Në pesë ditët e ardhshme, Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar reshje shiu intensive shiu në veri të vendit, e veçanërisht në qarkun e Shkodrës.
Prefekti i qarkut të Shkodrës i ka bërë thirrje banorëve që të marrin masa paraprake dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme.
Po ashtu, ai kërkoi qytetarëve që të shmangin qarkullimin në zonat e prekura nga përmbytjet dhe të mos pihet ujë nga çezma, pasi është burim infeksioni.
Prefekti lajëmroi se institucionet kanë marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.