Procedura dhe datat e shpërndarjes së shpërblimit të fundvitit për pensionistët

Procedura dhe datat e shpërndarjes së shpërblimit të fundvitit për pensionistët

Javën e ardhshme nis shpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat në vend do të kryejnë shpërndarjen për kategoritë që përfitojnë pension në Shqipëri.

Kategoritë që përfitojnë janë, pensionet e pleqërisë, invalidët, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension.

Shpërblimi do të shpërndahet duke nisur nga data 21 dhjetor dhe deri në fund të vitit ka njoftuar kreu i ISSH-së, Astrit Hado.

-në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
-në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
-në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
-në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
-në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
-në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
-në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
-në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
-Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Nga ky shpërblim do të përfitojnë gjithësej 667 mijë pensionistë.

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka deklaruar se për shkak të pandemisë dhe për të shmangur rradhët e gjata, dërgesa e shpërblimit do të bëhet përmes Postës Shqiptare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>