Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara merr Nobelin për Paqen

Nga Exit News
Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara merr Nobelin për Paqen

Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2020, si pasojë e përpjekjeve për të luftuar urinë në botë, njoftoi Komiteti Norvegjez i Nobelit më 9 tetor.

Në njoftimin zyrtar Komiteti u shpreh se ky Program është shpërblyer për “përmirësim të kushteve për paqe në zonat e konfliktit dhe për shkak të të vepruarit si shtysë në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë, si armë për luftë dhe konflikt”.

Programi Botëror i Ushqimit u vlerësua sepse ndihmoi 97 milionë njerëz nga 88 shtete të botës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>