Sot, Këshilli i Prokurorëve kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe strukturave të policisë.
Më anë të një letre drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, prokurorët ankohen për mungesën e efiçencës të oficerëve të policisë; ata zhvarrisin hetimet dhe nuk bashkëpunojnë.
Ata, gjithashtu, shkruajnë se strukturat e anti korrupsionit nuk sjellin në prokurori raste të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u shpreh se do të punojnë për përmirësim të marrëdhënieve mes strukturave shtetërore.