
Prokurorët kanë marrë në pyetje kryeministrin Italian Giuseppe Conte për të hetuar mënyrën se si autoritetet kanë menaxhuar pandeminë e koronavirusit. Katër prokurorët nga Bergamo kanë marrë në pyetje kryeministrin Conte për 3 orë rresht në zyrën e tij në Romë. Ata do të marrin në pyetje edhe ministrat e shëndetësisë dhe të brendshëm, Roberto Speranza dhe Luciana Lomorgese.
Hetimi është i përqendruar në akuzat për dështimin e qeverisë në mbyllje e dy qyteteve në Lombardi — Alzano Lombardo dhe Nembro — ku ka pasur një shpërthim të lartë të rasteve me Covid-19.
Rajoni i Lombardisë ka qënë rajoni më i goditur, me rreth 16 mijë të vdekur deri më sot, gati gjysma e totalit të vdekjeve në Itali. Banorët e ketyre qyteteve shprehen se gati në çdo familje ka një të vdekur nga Covid-19.
Conte i tha medias italaine se ai nuk “ishte i shqetësuar” për hetimin dhe ka ndjekur “ndërgjegjien dhe shkencën”. Këtë javë, familjarët e viktimave protestuan në Bergamo, kryeqendra e rajonit, ka regjistruar 50 padi dhe kërkon hetim për të nxjerr përpara ligjit përgjegjësit.
Familjarët e viktimave dyshojnë se bizneset kanë lobuar për ti bërë presion qeverisë për të mbajtur hapur qendrat e rëndësishme tregtare, të cilat kanë më shumë se 300 kompani të hapura.
Komiteti teknik dhe shkencor sugjeroi se zona të klasifikohet zonë e kuqe pasi numri i të infektuarve shkoi në 80 në fillim të marsit. Conte këmbënguli se qeveria e Lombardisë ka pushtetin për të mbyllur zonën pavarësisht vendimit të qeverisë.