Prokurori Anton Martini nuk kalon vettingun

Nga Exit News
Prokurori Anton Martini nuk kalon vettingun

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi ankesën e Komisionerit Publik në lidhje me konfirmimin në detyrë të prokurorit Anton Martini.

Martini u konfirmua në detyrë më 29 janar 2020. Ai ishte prokuror i SPAK, por do të largohet pasi nuk kaloi vettingun për shkak nuk justifikoi blerjen e banesës dhe bëri deklarim të pasaktë të pasurisë.

Anton Martini është prokurori që ngriti akuzat e rënda për tradhëti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore kundër Dritan Zaganit dhe që urdhëroi arrestimin e tij.

Me anë të akuzave të sajuara të ngritura nga Martini, Dritan Zagani u mbajt për disa muaj i burgosur, por më në fund Gjykata e Krimeve të Rënda i hodhi poshtë akuzat e Martinit duke e reduktuar çështjen në shpërdorim detyre dhe duke ja kaluar hetimet Prokurorisë së Fierit.

Rasti tjetër i debatueshëm i Anton Martinit ka qenë hetimi për mbi gjashtë muaj i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunim me grupe kriminale për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2017.

Në këtë hetim, Martini në mënyrë të pashpjegueshme nuk përfshiu si provë një sërë përgjimesh të bisedimeve telefonike ndërmjet Dakos dhe elementëve kriminalë, ku diskutoheshin favoret që Dako do t’ju ofronte kriminelëve me kontrata dhe fonde publike në shkëmbim të sigurimit nga ana e tyre të votave në favor të PS-së.

Ky veprim i Martinit, praktikisht e shkatërroi hetimin ndaj Dakos dhe hetimi vazhdon të mbetet i bllokuar.

LEXO  Në qershor në vend arrihet i muniteti i tufës

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme