Prokurori Ervin Karanxha kallëzon ne SPAK Ben Blushin dhe anëtaren e KPK, Valbona Sanxhaktarin

Prokurori Ervin Karanxha kallëzon ne SPAK Ben Blushin dhe anëtaren e KPK, Valbona Sanxhaktarin

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Ervin Karanxha ka kallëzuar në SPAK drejtorin e televizionit Top-Channel, Ben Blushi dhe anëtaren e KPK-së, Valbona Sanxhaktarin.

Sipas padisë së siguruar nga Ora News, Karanxha akuzon Top Channelin për shantazh për shkak ushtrimit të detyrës dhe për shkak se motra e tij, Anila Karanxha, në cilësinë e gjyqëtares kishte rrëzuar pretendimet e televizionit në një çështje civile.

Po ashtu, sipas Prokurorit, administratori i Top Channel, Ben Blushi po përdor influencën e vet për ta përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

“Eshtë krijuar kjo bindje pasi asnjë televizion ose media kombetare nuk mund të prodhojë lajme dhe kronika ne edicionin qendror te lajmeve për shkarkimin e një prokurori, pa u publikuar raporti përfundimtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,” shkruhet në padi.

Ai pretendon se anëtarja e KPK-së, Valbona Sanxhaktari, i ka furnizuar Top Channel-it informacione konfidenciale të procesit të vettingut, para se ai vetë të vihej në dijeni.

Karanxha aludon edhe se anëtarja e KPK-së gjendet në konflikt interesi kundrejt tij, për shkak të njohjes së hershme me Blushin, që nga koha kur të dy punonin në Ministrinë e Arsimit në 2001. Po ashtu ai pretendon se Sanxhaktari ka njohje të ngushtë me drejtorin e Digitalb-it, Alban Jahon.

Ndërkohë, prokurori akuzon Blushin për ndikim të paligjshëm ndaj personave me funksion publik si dhe kanosje.

Në padi ai kërkon që hetimi ndaj Blushit të kryehet nga SPAK, pasi pretendon se gjatë kohës që ka qënë deputet ka përfituar prona në mënyrë të paligjshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>