![Olsian Cela x Prokurori i Përgjithshëm kërkon hetimin e prokurores Xhaferri](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/Olsian-Cela-770x386-1.jpg)
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela i ka kërkuar Inspektoriatit të lartë të Drejtësisë, ILD nisjen e hetimeve për prokuroren e Elbasanit Armanda Xhaferri.
Cela e akuzon prokuroren “për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores”, sipas njoftimit për media të prokurorisë, të enjten.
Prokurorja Xhaferi në vitin 2017 denoncoi zhvdukjen e tri dosjeve hetimore nga zyra e saj.
Xhaferri ka hetuar dosjen e prodhimit të cigareve në fabrikën e Librazhdit që kontrabandohen më pas në tregun e Afrikës së Veriut.