Prokurori reagon për ILD-në: Çështje e krijuar nga Avokat Sanxhaku për hetimin e një klienti të tij

Nga Exit News
Prokurori reagon për ILD-në: Çështje e krijuar nga Avokat Sanxhaku për hetimin e një klienti të tij

Prokurori i Pogradecit Shkëlqim Kokona reagoi sot (2 nentor) për kërkesën e Olsian Celës, Prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimin nga Inspektoriati i Drejtësisë (ILD), për shkelje disiplinore.

Në një letër publike, Kokona tha se Kryeprokurori nuk e ka idenë pse e ka firmosur këtë kërkesë:

“Inkurajoj prokurorin e përgjithshëm në kryerjen e detyrën me ekzigjencë për rastin tim. Me bindje them se materialin e ka firmosur pa e lexuar fare për shkak të ngarkesës që ka”.

Ai tha se hetimi ndaj tij u ngrit nga avokati Sanxhaku, pasi një i arrestuar nga Kokona për sulm ndaj policisë, është klient i Sanxhakut.

“3 muajt e fundit një ish-klient i tij ka lyer duart me gjak me uniformat e policisë së Shteti Shqiptar është arrestuar nga unë. Jam prej 40 vjetësh që i shërbeje shtetit shqiptar dhe jam në vitin e fundit për të dalë në pension pleqërie”, shkruan Prokurori i Pogradecit në letër.

Kokona e akuzoi Sanxhakun si “kreun e krimit të organizuar në Drejtësi. Për 30 vjet ka manipuluar duke nxjerrë nga burgu vrasës dhe kriminele duke bërë rolin e sekserit për të gjithë ish-gjyqtarë e lartë dhe për prokurorët e përjashtuar nga Vettingu”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>