Prokuroria dërgoi sot në gjykatë çështjen e Francesco Becchettit, akuzuar për krijimin e skemës së mashtrimit “KGE”.
Francesco Becchetti, pronari i televizionit tashmë të mbyllur Agon Channel, akuzohet për shmangien e rreth pesë milionë eurove detyrime tatimore dhe krijimin e skemës së mashtrimit prej 38 milionë eurove.
Ai konsiderohet nga prokuroria si organizatori i kësaj skemë në marrëveshjen e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit.
Përveç tij, akuzohen si bashkëpuntorë dhe Eriona Troplini, Stavri Peçi, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”, “Energji”, “Cable System”, “400 KV” dhe “Agon Set”.