Prokuroria e Tiranës dërgoi sot në gjykatë nëntë persona, të akuzuar për mashtrime me rimbursimin e ilaçeve.
Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit nga kjo skemë mashtrimi, në periudhën shtator 2014 – mars 2015, është mbi 560 milionë lekë.
Gjashtë prej të akuzuarve janë farmacistë, ndërsa tre të tjerët janë ish drejtori dhe dy ish zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor.