Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kërkojnë sekuestrimin e të dhënave të Lapsi.al

Nga Exit News
Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kërkojnë sekuestrimin e të dhënave të Lapsi.al

Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë kërkuar të sekuestrojnë serverat, CD, telefonat, kompjuterat, e usb e Lapsi.al.

Përmes një vendimi i cili i është dërguar Lapsi.al, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Enkeleida Millonai ka dhënë urdhrin për sekuestrim.

Urdhri vjen pasi Lapsi.al publikoi lajmin se Partia Socialiste ka  një database me të dhënat e qytetarëve, të cilat i përdor për t’i  përgjuar  ata në lidhje me bindjet e tyre politike.

urdhri
urdhri

Sipas dokumentit të Lapsi.al, PS ka vendosur nga një patronazhit për qytetarët në mënyrë që personat që nuk votojnë PS të mbahen në mbikëqyrje dhe të binden të ndryshojnë qëndrim.

“Prokurorja i ka sjellë në vëmendje gjykatës se përhapja e të dhënave në një mënyrë të tillë, e rreth 910 000 shtetasve shqiptarë, cenon në një masë të gjërë, të dhënat personale, sensitive, dhe përpunimin e tyre në një mënyrë të paligjshme”, thuhet në dokument.

Urdhri argumenton se pretendimi i Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut se nuk mund të tregojnë burimin e informacionit “bie ndesh me parashikimet e nenit 159/3 të Kodit të procedurës Penale”.

Lapsi.al është shprehur pas dërgesës së këtij urdhri se, nuk do e tregojnë burimin dhe as nuk do të japin elemente për ta identifikuar atë.

“Për rrjedhim pritet ose sekuestrimi me forcë i zyrave të Lapsi.al ose ndalimi i dy gazetarëve”, ka deklaruar redaksia e Lapsi.al.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>