Prokuroria e New Yorkut mund të hetojë financat e Trump, pas vendimit të Gjykatës Supreme

Nga Exit News
Prokuroria e New Yorkut mund të hetojë financat e Trump, pas vendimit të Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi që të lejojë prokurorët e New Yorkut të marrin nën shqyrtim të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump, por ndaloi Kongresin t’i marrë ato.

Trump është Presidenti i parë pas Richard Nixonit që nuk i bën publike shpenzimet dhe të ardhurat e tij.

Avokati i Trump ka argumentuar se Presidenti ka imunitet të plotë për sa kohë është në detyrë dhe se Kongresi nuk kishte një arsye të vlefshme për të kërkuar të dhënat financiare të Trump, raporton BBC.

Ky i fundit e quajti hetimin të motivuar politikisht në një seri shënimesh në Twitter.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>