Prokuroria e Tiranës arreston 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

Prokuroria e Tiranës arreston 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

Prokuroria e Tiranës arrestoi katër ish punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera.

Tenderat e hetuar nga prokuroria janë mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative; Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale; Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës; Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Hetimet kanë zbuluar se tenderat nuk janë zbatuar sipas procedurës, ose  sistemet e instaluara nuk punojnë.

Kujtojmë se, në vitin 2017, u zbuluar nga media se 300 byzylykët elektronikë të blerë nga Ministria e Drejtësisë, me vlerën e 1, 5 milionë euro ishin zhdukur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>