Prokuroria heton pasurinë 10 mln euro të Frokut

Po hetohet pasuria 10 milion euro e deputetit Mark Froku nga Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas gazetës Shqiptarja.com Prokurori Madrid Kullolli i kërkon ekspertit kontabël Greta Dangu të hetojë pasurinë e Mark frokut dhe familjes së tijë.

Nisja e hetimit ka nisur pas akuzës së bërë nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive për fshehje tw pasurisë. Dyshon se Froku ka krijuar këtë pasuri nga tregëtia e drogës dhe shfrytëzimi i prostitucioni.

Ky vendim i prokurorisë, për kontrollin e pasurisë, mbështetet gjithashtu në dënimin që Mark Froku ka marrë në shtetin e Hollandës, vite me parë, për trafikim droge.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>