Prokuroria i ka kërkuar informacion Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë në lidhje me Tom Doshin.
Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Prokuroria e Përgjithshme shpreh se “kërkon të dijë informacionet që kjo ambasadë disponon rreth zotit Doshi, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara zotit Doshi dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij”.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka bërë thirrje të përsëritura ndaj KQZ-së dhe partive politike për të ndaluar kandidimin e Tom Doshit si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Pas përgjigjes nga ambasada amerikane, Prokuroria shpjegon se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm, në varësi të informacionit që do të marrë.
Prokuroria po heton edhe 28 kandidatë të tjerë të dërguar nga KQZ-së për verifikim të formularit të dekriminalizimit.