Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin me 15 vite burg për Giorgio Riformaton, pilotin italian të avionit me drogë rrëzuar në Divjakë.
Procesi gjyqësor ndaj pilotit zhvillohet i ndarë nga të akuzuarit e tjerë. Pesë prej ndihmësve të tij u dënuan në nëntor të vitit 2015.
Në avionin e rrëzuar në Divjakë, në maj 2014, u kapën rreth 460 kilogramë drogë dhe u zbulua një grup trafikantësh që transportonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë.