Prokuroria kërkon arrest me burg për 3 persona për krimet zgjedhore të 25 prillit

Nga Exit News
Prokuroria kërkon arrest me burg për 3 persona për krimet zgjedhore të 25 prillit

3 persona janë arrestuar nga prokuroria për krime penale në zgjedhjet e 25 prillit.

“Aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e krimeve zgjedhore  11 persona, u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe u kërkua masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona”, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme të mërkurën.

Gjithashtu deri më 8 qershor 2021, u regjistruan 53 njoftime për vepra penale.

Ndër to për 7 dosjet penale, 5 persona janë nën hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Ndërsa nga 43 njoftimet penale, Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka nisur hetimin për 23 njoftime dhe ka pushuar hetimin për 20 çështje.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme