
Tani po zhvillohet seanca gjyqësore për katër të arrestuarit e protestës së ditës së hënë në zonën e Astirit.
Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për ish-deputetin Klevis Balliu dhe arrest me burg për tre të ndaluarit e tjerë.
Policia e Tiranës arrestoi katër protestues pasi bllokuan aksin rrugor në zonën e Astirit për të mos lejuar Kryeministrin Rama të kalojë në këtë rrugë.
Banorët e Astirit po protestojnë prej 8 muajsh kundër vendimit të qeverisë për të shembur shtëpitë e tyre dhe për ti hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës së Re.