Prokuroria i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) t’i heqë mandatin një anëtari të Këshillit Bashkiak Kamëz me arsyen se ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit dy dënime të marra në Zvicër e Suedi.
Mediat raportojnë se këshilltari bashkiak është Mirush Dema i Partisë Socialiste. Pas verifikimeve të Prokurorisë, ai rezulton se e ka pasur mbiemrin Troci dhe është dënuar me gjobë në Zvicër për shitje narkotikësh dhe dëbim nga Suedia për dhunim banese.
Në formularin e dekriminalizimit mediat thonë se ai kishte deklaruar vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbimi në Suedi.
KQZ pritet të marrë vendim më 12 shkurt. Ky është rasti i radhës ku persona të promovuar në politikë apo detyra publike nga Partia Socialiste kanë probleme me dekriminalizimin.