Prokuroria mori dje në pyetje kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit.
Mediat bëjnë të ditur se Zoti Veliaj është pyetur për lejen e ndërtimit dhe dokumentet e tjera lidhur me ndërtimin në park.
Prokuroria po heton kryebashkiakun dhe ndërtimin e këndit të lojrave pas kallzimeve nga Presidenti, Partia Demokratike dhe aktivistë të shoqërisë civile, që pretendojnë se punimët janë të paligjshme.