Prokuroria përfundoi hetimet për ish deputetin Armando Prenga. Ai akuzohet për tre vepra penale si: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje”, dhe “ Plagosje e lehtë me dashje”. Dosja i ka kaluar gjykatës.
Zoti Prenga u arrestua nga policia në shator, pas një sherri të ndodhur në Laç, ku ngelën të plagosur 7 persona.