Prokuroria serbe po heton vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Prokuroria serbe po heton vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Prokuroria serbe për Krime Lufte ka hapur hetim për gjetjen e autorëve të vrasjes së vëllezërve Bytyçi në 1999.

Prokuroria konfirmoi për Radio Evropa e Lirë se ishte duke hetuar kundër “autorëve të panjohur mbi bazën e dyshimit se ishte kryer krim lufte ndaj të burgosurve të luftës”.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, luftuan përkrahë UÇK-së në Batalionin “Atlantiku”, pas bombardimeve të NATO-s.

Më 1999, ata u arrestuan në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pasi qëndruan në burg për 15 ditë, ata u liruan, por policia serbe i dërgoi ata në bazën e Njësive speciale kundër terrorit të Ministrisë së Brendshme serbe në Petrovo Sello,  nën komandën e Goran Radosavleviç Guri.

Trupat e tyre u zbuluan në një varrezë masive në 2001 në të njëjtën vendndodhje, së bashku me trupat e pajetë të shqiptarëve të tjerë të Kosovës.

Por, ndërkohë, Serbia ka nderuar me një medalje mirënjohjeje ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviç-Gurin.

Sipas vëllait të viktimave, Ilir Bytyçit, ajo që frenonte drejsinë ishte “afërsia midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij, me kriminelët e luftës”.

Presidenca serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it mbi rastin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>