Prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimin për 38 raste të krimeve zgjedhore. Përmes një njoftimi zyrtar prokuroria e përgjithshme shkruan:
“Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 07.05.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet”
Aktualisht ka nisur hetimi për 10 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.