Protesta kundër qeverisë komuniste në Kubë pas thellimit të krizës ekonomike

Nga Exit News
Protesta kundër qeverisë komuniste në Kubë pas thellimit të krizës ekonomike

Mijëra qytetarë kubanë protestuan kundër udhëheqjes komuniste të vendit, diçka që nuk ishte parë të ndodhte prej dekadash.

Ata marshuan në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Havana, duke thirrur, “Poshtë diktatura!”, raporton BBC.

Protestat vijnë në mes të krizës së thellë ekonomike në Kubë dhe pakënaqësisë në rritje ndaj kufizimit të lirive dhe trajtimit të pandemisë nga autoritetet.

Protestuesit kërkojnë një program më të shpejtë të vaksinimi kundër COVID-19 pasi Kuba raportoi rreth 7 mijë infeksioneve ditore – shifra më e lartë e regjistruar në vend – dhe 47 vdekje të dielën.

Në vitin 2020, ekonomia e Kubës u tkurr me 11%, rënia e saj më e thellë në pothuajse tre dekada. Ajo u godit rëndë nga kufizimet e pandemisë ndaj turizmit dhe sanksionet e SHBA.

Në qendër të protestës ishin thirrjet kundër presidentit Miguel Diaz-Canel i cili është gjithashtu udhëheqësi i partisë komuniste të vendit.

Në një fjalim të transmetuar në televizion, presidenti tha se protestat ishin një provokim nga mercenarët e punësuar nga SHBA për të destabilizuar vendin.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të dalin në rrugë për të mbrojtur revolucionin, duke iu referuar kryengritjes së vitit 1959 e cila nisi sundimin e komunistëve në Kubë.

“Urdhri për të luftuar është dhënë – në rrugë, revolucionarë!” tha presidenti Diaz-Canel.

Mijëra mbështetës pro-qeveritarë gjithashtu dolën në rrugë pas thirrjes së presidentit.

Protestat në Havana filluan rreth orës 3 pasdite dhe u shuan rreth orës 8 pasdite, pasi forcat e policisë ndërhynë duke arrestuar disa prej protestuesve.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga” thirrjet për të luftuar “në Kubë.”, tha diplomatja amerikane për Amerikën Latine, Julie Chung, në Twitter

“Populli Kuban po pretendon me guxim të drejtat themelore dhe universale,” tha Presidenti Joe Biden në një deklaratë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>